Jashanica beson se Skënderbeu do ta mbrojë titullin

Futboll

Jashanica beson se Skënderbeu do ta mbrojë titullin

Më: 27 prill 2017 Në ora: 16:16
Jashanica

Mbrojtësi nga Kosova, Bajram Jashanica, me Skënderbeun e sheh plotësisht të arritshëm kreun e renditjes pas 6 ndeshjeve të mbetura.

Për mbrojtësin bardhekuq, ekipi ka forcën dhe përvojën e duhur për ta mbyllur me sukses edhe këtë sezon. “Në ndeshjen e fundit treguam forcën dhe karakterin qe kemi si skuadër. Bindëm me lojë dhe rezultat. Por duhet të vazhdojmë rrugën e fitoreve dhe të mbajmë ritmin e duhur”, deklaroi Jashanica, shkuan faqja e Skënderbeut.

Ai foli për ndeshjen e radhës ndaj Liftëtasrit. “Ndaj Luftëtarit do të jetë ndeshje e vështirë pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Na intereson ajo që do bëjmë ne dhe jam i bindur se do dalim me 3 pikë nga kjo transfertë. Një ekip kampion duhet ta tregojë vetën në këto situata”, shtoi Jashanica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat