Humbja e fundit e Realit me Iscon titullar ishte 386 ditë më parë

Futboll

Humbja e fundit e Realit me Iscon titullar ishte 386 ditë më parë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 17:44
Zinedine Zidane

Padyshim se mesfushori spanjoll, Isco, është lojtari më në formë te Real Madridi momentalisht, por trajneri Zinedine Zidane, duket se nuk po e vëren këtë – duke mos e inkuadruar fare në sfidën më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Barcelonës, ku humbën 2:3.

Isco shkëlqeu sërish me “Los Blancos”. Ai ishte titullar në sfidën kundër Deportivos, ku bëri asistime dhe shënoi edhe një gol, për t’u vlerësuar në fund me notën 10.

Pas kësaj fitore, janë bërë 386 ditë kur Real Madridi ka pësuar humbje me Iscon titullar. Humbja e fundit e Iscos si titulluar ishte me 6 prill 2016, ndaj Wolfsburgut (2-0).

“Opta’ shkruan se Isco nuk ka humbur në 50 ndeshjet e fundit (me Real Madridin dhe Spanjën).

Përveç kësaj, pavarësisht se është mesfushor – Isco ka shkuar në kuotën e 10 golave deri më tani në La Liga. Besoni apo jo, la prapa sulmuesin e pazëvendësueshëm sipas Zidanit, Karim Benzeman, i cili ka realizuar vetëm nëntë gola.

Se a do t’ia ndryshojnë mendjen Zidanes këto statistika dhe t’i japë më shumë hapësirë Iscos në ndeshjet e mbetura, mbetet të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat