Tuchel: Bëmë përmbysje të çmendur në Munih

Futboll

Tuchel: Bëmë përmbysje të çmendur në Munih

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:01
Thomas Tuchel

Dortmundi u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë, pasi që e mposhti me rezultat 3:2 Bayern Munihun, në takimin që u luajt në ‘Allian-Arena’.  Trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel, ka përgëzuar futbollistët e tij për fitoren. Ai është krenar për kualifikimin, sidomos për përmbysjen e rezultatit, pasi në një moment ishin duke humbur me 2:1.

“Bëmë një përmbysje të çmendur në Munih” ka thënë Tuchel.  Ai mendon se treguan lojë të madhe me përjashtim që në minutat e para bënë disa gabime. “Në 20 minutat e para bëmë shumë gabime duke humbur shumë duele. Më pas me pak fat pas pushimit arritëm të përmirësoheshim dhe më pas shënuam dy gola të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që arritëm në finalen e kupës në Berlin. Bayern ka një ekip të madh, kështu që të duhet pak fat për t’i mundur. Ky është momenti më i madh i karrierës sime. Nuk do ta harroj këtë mbrëmje”, ka thënë Tuchel.  Verdhezinjtë në finale do të ballafaqohen me Eintracht Frankfurtin dhe kanë rastin që të stolisen me trofeun e çmueshëm, Kupën e Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat