Ky është gjyqtari i derbit Roma-Lazio

Futboll

Ky është gjyqtari i derbit Roma-Lazio

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:42
Dueli mes dy skuadrave të kryeqytetit të Italisë, do të drejtohet nga Daniele Orsato

Federata e Futbollit të Italisë ka përcaktuar gjyqtarët për ndeshjet e fundjavës.

Vikendi në Serie A do të jetë i nxehtë me dy super-sfida. Roma-Lazio dhe Inter-Napoli do të jenë dy ndeshjet kryesorë të kësaj jave.

Dueli mes dy skuadrave të kryeqytetit të Italisë që zhvillohet të dielën nga ora 12:30 në mesditë, do të drejtohet nga Daniele Orsato.

Një derbi tjetër do të zhvillohet në Giuseppe Meazza, aty ku Interi është nikoqir i Napolit. Gianluca Rocchi do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj sfide, që luhet të dielën nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat