Hajdari: Jemi shumë afër titullit

Futboll

Hajdari: Jemi shumë afër titullit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2017 Në ora: 19:36
Hajdari në veprim

Gjashtë javë kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit, ndërsa Trepça ’89 nga Mitrovica, është shumë afër që të stoliset me titullin e kampionit në elitën e futbollit. Mitrovicasit udhëheqin me 65 pikë, shtatë me shumë se Feronikeli nga Drenasi dhe tetë se Prishtina që renditet në pozitën e tretë. Sulmuesi i ’89-shit, Fiton Hajdari, këmbëngul se askush nuk mund ta ndalë rrugëtimin drejt titullit historik. Ai ka besim të bashkëlojtarët e tij dhe beson se në fund do të festojnë titullin e kampionit. Ai vlerëson se skuadra e tij,  është më e mirë se skuadrat tjera dhe treguesi më i mirë janë edhe rezultatet e deritashme. “Jemi shumë afër titullit të kampionit. Jemi duke shkuar sigurt drejt titullit historik”, ka thënë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. A jeni në presion të Feronikelit e Prishtinës? “Jo, nuk kemi as edhe më të voglin presion nga asnjë ekip. Kjo epërsi për ekipet tjera do të jetë e paarritshme. Besoj se epërsia do të rritet edhe më shumë dhe të jemi më afër qëllimit”, ka thënë ai.  A mendoni...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat