Botërori ‘Rusi 2018’ me teknologji në fushë

Futboll

Botërori ‘Rusi 2018’ me teknologji në fushë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 20:03
Presidenti i FIFA-s Gianni Infatino

FIFA ka njoftuar se teknologjia e gjyqtarëve do të përdoret në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infatino ka deklaruar së ne botërorin ‘Rusi 2018’ do të aplikohet teknologjia në fushën e blertë. Konfirmimi nga ana e numrit një të FIFA-s vjen pas një sërë testesh të zhvilluara dhe rezultatet kanë qenë pozitive.

“Do ta përdorim VAR-in, pasi që deri më tani kemi pasur reagime pozitive”, ka thënë Infantino.

Kësisoj, ngjarja më e madhe e futbollit botëror që do të luhet vitin e ardhshëm do të futet në histori si i edicioni i parë që do të asistohet edhe nga teknologjia.

Aplikimi i kësaj metode do t’i hyjë në punë gjyqtarëve, të cilët në momentet e dyshimta ku ata do ta kenë të vështirë të konstatojnë rastet e dyshimta, që mund të pasohen me debate të shumta dhe akuza, do të jetë ‘Video Assistant Referee’ metoda që do t’i zgjidh të gjitha dilemat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat