Guardiola: Jam përmirësuar në Ligën Premier

Futboll

Guardiola: Jam përmirësuar në Ligën Premier

Më: 28 prill 2017 Në ora: 05:43
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se sezoni i parë i tij jo aq i mirë e ka bërë atë të mësojë shumë.

Guardiola do të përfundojë këtë sezon pa asnjë trofe dhe kjo është një befasi e dorës së parë pasi që do të jetë edicioni i parë pa trofe për teknikun spanjoll.

“Unë nuk jam menaxher më i keq pse nuk e fituam asnjë trofe”.

“Unë ndjej se tash jam më i mirë sepse kam mësuar më shumë. Kam mësuar si t’i menaxhoj situatat më mirë”.

“Unë kam ardhue këtu që të mësoj dhe ky sezon ishte një mësim i madh për mua. Unë po mendoj për gjërat që nuk i kemi bërë mirë dhe të marr vendimin e duhur për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat