Arsenali dhe Valencia pas Baccas

Futboll

Arsenali dhe Valencia pas Baccas

Më: 28 prill 2017 Në ora: 05:49
Carlos Bacca

Milani pritet të vendosë sërish Carlos Bacca në shitje, pasi Arsenali dhe Valencia tregojnë interes në reprezentuesin e Kolumbisë.  

Bacca tashmë ishte në treg verën e kaluar dhe Rossonerët ranë dakord për një tarifë që besohet të jetë 30 milionë me West Ham United, por sulmuesi më pas dështoi të pajtohet me kushtet personale.

Kolumbiani u la në bankinë në humbjen e javës së kaluar në Empoli në favor të Gianluca Lapadulas dhe raportohet se do të jetë përsëri rezervistë këtë fundjavë me Crotonen.

Sipas Tuttomercatoweb, Arsenali ka ringjallur interesin e tyre në Baccan, pasi ka bërë një qasje fillestare gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit, përcjell Telegrafi.

30-vjeçari ka shënuar 14 gola në 30 ndeshje konkurruese për Milanin këtë sezon, plus katër asistime, por mungesa e tij e lojës dhe angazhimi i tij nuk është në përputhje me trajnerin Vincenzo Montella.

Një tjetër mundësi për lëvizjen e ardhshme të Baccës do të ishte edhe Valencia, siç raportohet nga Don Balon, ku ai do të bëhej partneri i sulmuesit italian, Simone Zaza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat