“Gabriel Jesusi më i preferuar se unë prej Guardiolës”

Futboll

“Gabriel Jesusi më i preferuar se unë prej Guardiolës”

Më: 28 prill 2017 Në ora: 08:01
Sergio Aguero dhe Pep Guardiola

Me mbërritjen e Gabriel Jesus te Manchester City, Sergio Aguero nuk ishte për një periudhë pika e diamantit të “Qytetarëve”.

Braziliani u shndërrua në të preferuarin e Pep Guardiola, përpara se të dëmtohej. Një fakt ky i pranuar edhe nga vetë argjentinasi Aguero i cili e deklaroi këtë gjë në një prononcim të tijin për mikrofonin e “Sky Sports” “Kam pranuar gjithmonë çdo lloj vendimi të menaxherit. Nuk ishte një problem të qëndroja në pankinë”.

“Pep më foli dhe më tha se dëshironte të aktivizonte Gabriel Jesus. Mu desh vetëm që të mbahesha fort dhe të stërvitesha në mënyrën më të mirë të mundshme, në pritje për të rifituar besimin e trajnerit. Tani, për fat, gjërat për mua po ecin mirë”.

“Nëse do të më duhet sërish të qëndroj në pankinë, do ta pranoj, por kjo do të thotë gjithashtu se duhet të jem edhe më shumë i përqendruar kur luaj. Dua vetëm të luaj dhe të jap maksimumin tim deri në fund të sezonit. Guardiola më kërkon një punë të ndryshme në raport me të kaluarën, por duhet ta pranoj dhe të mësoj gjithmonë e më shumë”, deklaroi Aguero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat