Berisha në UEFA

Futboll

Berisha në UEFA

Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:19
Murat Berisha

Pranimi i FFK-së në UEFA dhe FIFA, ka bërë që jo vetëm pjesëmarrja në garat ndërkombëtare dhe pjesëmarrja dhe mbështetja financiare për futbollin e Kosovës, por të përfitojnë edhe mjekët e ekipeve përfaqësuese. Së këndejmi, mjeku i Kombëtares A-meshkujt dr. Murat Berisha po merr pjesë në Punëtorinë e organizuar nga UEFA (UEFA Football Doctor  Eduaction Program), që po mbahet në Barcelonë prej datës  25 deri më 28 prill. Në këtë punëtori po marrin pjesë të gjithë mjekët e Kombëtareve A të federatave të futbollit nga Evropa. Sipas fjalëve të dr. Berishës, që është hera e parë një pjesëmarrje në kësi lloj punëtorie e që është shumë domethënës me temën ”Trajtimi i rasteve emergjente në fushën e futbollit”.

Është në punëtori me një program të ngjeshur dhe punë përkushtuese dhe i një rëndësie të madhe edhe për faktin se pjesëmarrësit i janë nënshtruar testeve teorike dhe praktike e të cilat dr. Murat Berisha i ka përfunduar me mjaft sukses. Gjatë qëndrimit  në Barcelonë, dr. Berisha u takua edhe me babain e anëtarit të Kombëtares A, Labinot Kabashi e me të cilin e ndoqën ndeshjen kampionale Barcelona-Osasuna.  Po ashtu dr. Berisha tha se jo vetëm punëtoria ishte me mjaft interes, por kemi pasur shumë kontakte me mjekët e Kombëtareve të shteteve evropiane e ku këmbyem përvojat tona që janë shumë me rëndësi në kohën, ku trajtimi me kohë dhe ekzaminimi i drejt i lëndimeve janë tejet të rëndësishme për aftësimin e futbollistëve dhe rikthimin e tyre në fushën e futbollit. Dr. Berisha falënderon edhe njërin nga organizatorët  z. Jonny Gordon autori librit  “Trauma and Medical Emergencies” për përkrahje gjatë qëndrimit në këtë punëtori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat