Kinezët bëjnë gati blerjen e parë të Milanit

Futboll

Kinezët bëjnë gati blerjen e parë të Milanit

Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:56
Cesc Fabregas

Klubi italian pritet të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Cesc Fabregas është objektivi primar i pronarëve të rinj të Milanit, që në afatin kalimtar të verës do të bëjnë disa transferime të mëdha.

Sipas Corriere dello Sport, janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha vetëm për ta bindur Chelsean që të lejojë largimin e Fabregas i cili konsiderohet si mesfushori kyç i cili ndihmon repartin e sulmit.

Cesc ka pasur hapësira të vogla këtë stinor në skuadrën e Antonio Contes  dhe me shumë gjasë do të largohet nga Stamford Bridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat