Kurrë më afër Argjentinës

Futboll

Kurrë më afër Argjentinës

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:22
Sampaoli

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit Claudio Tapia rrëfeu se ka zgjedhur Jorge Sampaoli-n për të pasuar Edgardo Bauza-n në drejtimin e “Albiçeleste”-s. “Do të negociojmë për Sampaoli-n”, konfirmoi Tapia për ESPN. Sipas informacioneve të fundit emërimi i ish-trajenrit të Kilit dhe aktualisht i Sevilla-s do të zyrtarizohet në fund të sezonit.

Jorge Sampaoli u emërua në krye të Sevilla-s verën e kaluar dhe ka një kontratë deri në 2018-ën me skuadrën spanjolle. Ndërkohë FAF synon të zgjedhë një trajner të ri brenda 9 qershorit: ditë kur do të luhet ndeshja miqësore me rivalin e tyre historik Brazilin, në Australi. Pavarësisht spekulimeve të muajve të fundit për një kalim te FC Barcelona, Jorge Sampaoli nuk duket se do të marrë drejtimin e stolit të katalanasve, ku ka konfirmuar largimin Luis Enrique në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat