Ibra refuzon të vazhdojë me United

Futboll

Ibra refuzon të vazhdojë me United

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:29
Zlatan Ibrahimoviq

Sulmuesi suedez pritet të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në verë.

Befason Zlatan Ibrahimoviq. Sulmuesi suedez, pas lëndimit të rëndë gju në takimin kthimit me Anderlechtin në Ligën e Evropës nuk pranon të rinovojë kontratën me Manchester United, duke i thënë jo ofertës së trajnerit Jose Mourinho.

35-vjeçari, i cili pritet të kthehet në fushë pas të paktën gjashtë tetë muajsh, ka këmbëngulur se nuk është momenti për të diskutuar për kontratën e re, me aktualen që i skadon në muajin qershor, shkruajnë mediat në Angli.

Në aspektin ekonomik, Ibra do të përfitonte rreth 15 milionë euro në sezon, por sipas tij nuk është e drejtë që të paguhej me kaq shumë para nëse nuk do të luajë. Përgjigja negative e Zlatanit, i jep fund aventurës së tij te Manchester United, por jo karrierës së tij si futbollist. Ai mund të transferohet në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat