Liverpool monitoron Hysajn

Futboll

Liverpool monitoron Hysajn

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:04
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi është nën vëzhgim të shumë klubeve të mëdha evropiane.

Ashtu si shumë klube të tjera angleze, edhe Liverpooli po monitoron Elseid Hysajn, me objektivin për ta blerë në verë. Mediat italiane kanë zbuluar se Jurgen Klopp kërkon të përforcojë krahët e mbrojtjes dhe dy emrat që ka përzgjedhur vijnë nga Serie A, Matia De Sciglio i Milanit dhe pikërisht Hysaj i Napolit.

Më shumë se aspekti ekonomik i marrëveshjes, për Hysajn sigurisht që do të kishte më shumë vlerë transferimi në një prej ekipeve legjendare të futbollit botëror, me një tifozeri unike e cila ka bërë për vetë disa nga figurat me të mëdha të këtij sporti.

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në verë dhe nëse Hysaj do të transferohet në stadiumin legjendar Anfield Road.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat