Shitja e Milan-it nuk ka qenë një fitore

Futboll

Shitja e Milan-it nuk ka qenë një fitore

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:39
Marina e Silvio Berlusconi

Shitja e Milan-it nuk ka qenë një fitore, por një humbje e madhe për të gjithë”, ka thënë Marina Berlusconi, aktualisht presidente e grupit “Finivest” dhe “Modadori Editore”.

“Dita e finalizimit të shitjes nuk ka qenë një ditë e bukur për ne, veçanërisht për babanë tim, i cili ka vuajtur shumë. Por siç ka thënë shpesh edhe ai, disa shpenzime nuk mund të përballoheshin më dhe nuk kishte zgjidhje tjetër”. Në fakt, Silvio Berlusconi ka thënë gjithmonë se “duhen paratë e Monopoli” (loja e famshme që bazohet në shit-blerjen e pronave), sepse në ditët e sotme nuk është më e mundur të konkurrosh me paratë e naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat