Arsene Wenger i përgjigjet Jose Mourinhos

Futboll

Arsene Wenger i përgjigjet Jose Mourinhos

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:54
Arsene Wenger - Jose Mourinho

Arsene Wenger i është përgjigjur Jose Mourinhos, në lidhje me deklaratat e bëra nga trajneri i Manchester United.

Mourinho ka deklaruar se tre vendet e para në Premierligë tashmë dihen (Chelsea, Tottenham dhe City), duke shtuar se Liverpool, United dhe Arsenal do të luftojnë për pozitën e katërt.

I të njëjtit mendim nuk është Arsene Wenger.

“Jo, tre vendet e para nuk janë vendosur”, ka deklaruar Wenger.

“Ne kemi mundësi t’i arrijmë ato pozita. Ne nuk mund të spekulojmë se kush do të jetë e kush jo. Shumë gjëra mund të ndodhin deri në fund të sezonit”, ka shtuar ai.

Arsenali këtë fundjavë e zhvillon derbin e Londrës kundër Tottehamit, ndeshje kjo shumë e rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat