Thiago Alcantara te Bayern Munich deri në 2021

Futboll

Thiago Alcantara te Bayern Munich deri në 2021

Më: 29 prill 2017 Në ora: 01:16
Thiago Alcantara

Thiago Alcantara vazhdon aventurën tek Bayerni i Mynihut. Mesfushori i bavarezve ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me kampionët e gjermanisë. Marreveshja e re do ta mbajë të lidhur spanjollin me Bayernin deri në Qershor të vitit 2021. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi gjerman, të cilët nëprmjet një postimi ne faqen zyrtare në Twitter, kanë bërë publik lajmin për arritjen e akordit.

Vetë 26-vjecari pas  momentin të firmosjes është shprehur entuziast, gjithashtu ai shtoi  se tek Bayerni i Mynihut ndihet si në shtëpinë e tij dhe se dëshiron të fitojë shumë tituj më fanellën e bavarzve. Elozhe në drejtim të futbollistit kanë ardhur edhe nga administratori i përgjithshëm, Karl Heinze Rummeniggem i cili përvec kenaqësisë në arritjen e marrëveshjes,  e ka cilësuar Thiago Alcantaran, si një nga mesfushorët më të mirë që ka europa dhe një element tejet i rëndësishëm për mesfushën e kampionëve të gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat