Barca nuk ndalet as në derbi, fiton 0-3 me Espanyol

Futboll

Barca nuk ndalet as në derbi, fiton 0-3 me Espanyol

Më: 29 prill 2017 Në ora: 22:40
Barca triumfon

Nuk zhgënjen as Barcelona, që trimfoi 0-3 në derbin e Katalunjës me Espaniolin. Blaugranat e zgjidhën ndeshjen në pjesën dytë me tre gola të shënuar 2 nga Luis Suarez dhe një tjetër nga Ivan Rakitic. Në minutën e 50-të sulmuesi uruguajan përfitoi nga kthimi i gabuar i topit drejt portierit Diego Lopez, duke shënuar me të jashtmen një gol sa të thjeshtë dhe të bukur.

Në të 76-ën Lionel Messi depërtoi në qendër, duke asistuar me zgjuarsi Ivan Rakitic, i cili realizoi me lehtësi golin e sigurisë për Barcelonën. Gjithsesi skuadra e Luis Enriques nuk u mjaftua me këtë rezultat, pasi në të 87-ën Suarez shfrytëzoi një tjetër gabim foshnjërak të mbrojtjes për golin e 3-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat