Conte: Kjo fitore na jep vetëbesim

Futboll

Conte: Kjo fitore na jep vetëbesim

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:33
Conte

Trajneri i Chelsea Antonio Conte ka zbuluar se i tha ekipit të tij të qëndronin të qetë gjatë pushimit. Blutë arritën të siguronin tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull me golat e Pedro, Cahill dhe Willian në një triumf 3:0 në “Goodison Park”. Ndeshja ishte 0:0 pas pjesës së parë dhe Chelsea kurrsesi nuk donte t’i jepte një shans Tottenham, që luan ndaj Arsenal. Conte përdori një ton të qetë në fjalimin e pushimit të ndeshjes. “Everton është një ekip i fortë dhe Koeman e kishte përgatitur mirë ndeshjen,” shprehet trajneri italian.“Duhet të jemi të kënaqur me fitoren.

Treguam durim të madh duke goditur në momentin e duhur për t’i goditur, dhe merituam fitoren. Në këtë lloj ndeshje është e lehtë të humbësh fokusin dhe balancën. Për këtë arsye i thashë ekipit të qëndronte i qetë në fushë dhe të bënte lojën e tij. Shënuam një gol fantastik me Pedro-n, më pas erdhi i dyti dhe i treti, por nuk ishte aq e lehtë. Kjo fitore na jep vetëbesim. Tani është e rëndësishme të përgatitemi për sprintin final. Nëse nuk fitojmë në ndeshjen e radhës ndaj Middlesbrough, atëherë kjo fitore nuk ka vlejtur. Duhet të shohim hap pas hapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat