Rakitic telefonon lojtarët e Sevillas para ndeshjes me Realin

Futboll

Rakitic telefonon lojtarët e Sevillas para ndeshjes me Realin

Më: 5 maj 2017 Në ora: 01:57
Barcelona

Ivan Rakitic ka telefonuar lojtarët e Sevillas, duke i kërkuar atyre që ta mposhtin Real Madridin kur të takohen në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi gjendet në pozitën e dytë në La Liga me 81 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e parë dhe për shkak të ndeshjeve direkete, Barça mund të shpallet kampion nëse renditja mbetet e tillë.

Megjithatë shpresa e Los Blancos është ndeshja e mbetur me Celta Vigon.

Por, para kësaj ndeshje, djelmoshat e Zinedine Zidane do të përballen në “Santiago Bernabeu” me Sevillan, një kundërshtar aspak i lehtë.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, i cili ka luajtur për disa vite te Sevilla, tashmë ka kërkuar nga ta që t’i ndihmojnë katalanasit duke i mposhtur madrilenët në “Bernabeu”.

“Do të doja që të flasim për atë që do të bëjmë ne. Ata se çfarë bën Madridi nuk mund ta ndryshojmë. Sido që të jetë, tashmë kam telefonuar Sevillan, duke i kërkuar favor, për këtë mos u brengosni”, iu përgjigj Rakitic gazetarëve duke buzëqeshur.

Real Madridi luan me Sevillan me 14 maj në “Santiago Bernabeu”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat