Real Madrid pranë transferimit të talentit brazilianin

Futboll

Real Madrid pranë transferimit të talentit brazilianin

Më: 8 maj 2017 Në ora: 20:04
Vinicius Jr

Real Madridi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e të riut brazilian, Vinicius Jr, i cili aktivizohet te Flamengo.

Shuma të cilën madrilenët do të paguajnë flitet të jetë rreth 45 milionë euro për të bindur klubin brazilian për të lënë të lirë talentin 16-vjeçar.

Në garë për Vinicius ishin edhe katalanasit e Barcelonës, por oferta e spanjollëve ishte 25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat