Ndahen biletat për tifozët e Juventusit dhe Realit

Futboll

Ndahen biletat për tifozët e Juventusit dhe Realit

Më: 11 maj 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

UEFA ka përcaktuar numrin e tifozëve që do të kenë të dy skuadrat në finalen e Ligës së Kampionëve.

Juventusi dhe Real Madridi janë dy finalistët e sivjetmë të Ligës së Kampionëve dhe më 3 qershor do të ballafaqohen mes vete për trofeun më të çmueshëm evropian.

Finalja që do të luhet në stadiumin e Kardifit në Uells, do të mirëpres 64 mijë spektatorë, ndërsa të dy klubet finaliste do të kenë numër të barabartë prej 18 mijë tifozësh secila në ndeshjen kryesore të vitit.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle Marca, çmimet e biletave do të variojnë nga 449 euro që janë më të shtrenjtat, deri në 69 euro më e lira.

Ajo që bie në sy më shumë, janë çmimet tepër të larta të hoteleve, të cilat normalisht kushtojnë 200 euro nata, ndërsa për finale çmimet do të mbërrijnë deri në 3000 euro nata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat