Conte nuk tradhton!

Futboll

Conte nuk tradhton!

Më: 11 maj 2017 Në ora: 16:31
Antonio Conte

Antonio Conte thotë se do të qëndrojë te Chelsea për shumë vite pas raporteve se mund t’i bashkohet Inter në fund të sezonit. Trajneri italian është pranë titullit me Blutë në vitin e parë në “Stamford Bridge”, teksa gjithashtu është në finalen e FA Cup ndaj Arsenal. Gjithsesi, thashethemet për një kalim të tijin tek Inter janë rritur në ditët e fundit me Zikaltrit që kërkojnë ta joshin me rikthimin në vendlindje. Sipas burimeve të ndryshme të mediave, klubi italian ka premtuar 15 milionë euro dhe fuqi të plotë më afatin kalimtar për Conten që t’i rikthejë në majë. Spekulimet janë intensifikuar pas shkarkimit të Stefano Pioli-t të martën, por duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që luhet të premten ndaj WBA, trajneri i Chelsea insiston se do të qëndrojë. “Kam edhe dy vite të tjera në kontratë. Është logjike që kur fillon të punosh në një klub të ri, do të vijosh punën për shumë vite në vazhdim,” ishin komentet e ish-trajnerit të përfaqësueses italiane për sa i përket kësaj çështjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat