Finalja e Ligës së Evropës, Unitedi e prek për herë të parë në histori

Futboll

Finalja e Ligës së Evropës, Unitedi e prek për herë të parë në histori

Më: 12 maj 2017 Në ora: 05:05
Manchester United

Manchester United ka avancuar në finalen e Ligës së Evropës për herë të parë që kur filloi gara në vitin 1971.

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi ndaj Celta Vigos në gjysmëfinale për të kaluar në finale, ku ata do të përballen me Ajaxin më 24 maj në Stokholm.

Djajtë e Kuq kanë fituar tri herë Ligën e Kampionëve, por ende po kërkojnë titullin e tyre të parë në garën evropiane të nivelit të dytë.

Sevilla është klubi më i suksesshëm në Ligës e Evropës, i cila dikur njihej si Kupa UEFA, duke fituar turneun pesë herë në 11 vitet e fundit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat