Pep Guardiola pret finale të bukur mes Juves e Realit
Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në finale të Ligës së Kmapionëve me 3 qershor, që do të zhvillohet në Cardiff.
Të shumtë janë ata që kanë dhënë mendimet e tyre për këtë finale dhe tani ka folur edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
Ish trajneri i Barcelonës mendon se do të jetë një finale e bukur me dy skuadra të kompletuara.
“Do të jetë një finale e bukur”, tha fillimisht Guardiola.
“Real Madrid është ekip i fortë. Ata ndjehen rehat në këtë garë”, shtoi trajneri spanjoll, duke iu referuar 11 titujve të Kampionit dhe dy triumfeve në katër vitet e fundit.
“Por nuk mund të harrojmë Juventusin, që ka arritur dy herë në tre vitet e fundit në finale”, shtoi ai.
“Juve ka lojtarë me përvojë, janë ekip me histori. Mendoj se do të jetë një finale e bukur”, u shpreh më tej Guardiola.