Rashica asistoi në fitoren e Vitesse-s, Zeneli e Celina pësuan humbje

Futboll

Rashica asistoi në fitoren e Vitesse-s, Zeneli e Celina pësuan humbje

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2017 Në ora: 17:22
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, bëri lojë shumë të mirë dhe ndihmoi në fitoren e Vitesse-s me rezultat 3:0 ndaj Roda-s, në ndeshjen e javës së fundit (34-të) në Kampionatin e Holandës. Rashica asistoi në golin e fundit kur Baker shënoi në minutën e 90+2. 

Vitesse përfundoi në pozitën e pestë me 51 pikë. Ndërkaq, Bersant Celina luajti 46 minuta për Twente-n dhe si vendas pësuan humbje me rezultat 5:3 nga Groningeni. Reprezentuesi tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli luajti i plotë për Heerenveen-in, por në konak të tyre u mundën me rezultat 2:0. Twente renditet në pozitën e shtatë me 45 pikë, ka dy më shumë se Heerenveen në vend të nëntë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat