Liria arkëton pikë të mëdha

Futboll

Liria arkëton pikë të mëdha

Nga: K.G. Më: 14 maj 2017 Në ora: 18:53
Lojtarët e Lirisë

Liria nga Prizreni arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për t’i ikur zonës së barazhit. Prizrenasit në konak të vet shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj rivalit të vjetër, Trepçës nga Mitrovica. Në një ndeshje mjaft të mirë, vendasit ndalën tri pikë të nevojshme si asnjëherë më parë dhe tani mbajnë vendin e tetë me 33 pikë, kurse Trepça vetëm është përshëndetur nga elita, e cila është në pozitën e 11-të me 20 pikë.  Korenica (39’), Guraziu (74’) e Fetahaj (83’) shënuan për fitoren e Lirisë dhe Hajdari realizoi në minutën e 48-të për Trepçën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat