Tottenham më i mirë se Manchester Utd

Futboll

Tottenham më i mirë se Manchester Utd

Nga: K. Goca Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:23
Kane

Skuadra e Tottenham-it shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Manchester Utd, në derbin e javës së 37-të në Premier League. Në minutën e 6-të, Davies harkoi, kurse Victor Wanyama nga afërsia me kokë shënoi për 1:0.

Futbollisti Harry Kane nga afërsia ngriti epërsinë në 2:0 për vendasit në minutën e 48-të, kurse ‘Djajtë e Kuq’ ngushtuan humbjen me golin e Wayne Rooney në minutën e 71-të.  Tottenham renditet në vend të dytë me 80 pikë, kurse Manchester Utd është në pozitën e gjashtë me 65 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat