De Rossi kërkon mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve

Futboll

De Rossi kërkon mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve

Më: 15 maj 2017 Në ora: 00:05
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi ka thënë se Roma u kthye për ta mposhtur Juventusin falë mbështetjes së madhe të tifozëve.

Giallorossët pranuan gol të parët, mirëpo pastaj shënuan tri herë për ta përmbysur rezultatin.

“Është një rezultat shumë i rëndësishëm për tabelën, sepse Napoli kishte fituar më herët”.

“Juves i mjaftonte një pikë, ne bëmë shumë sakrifica dhe ishte një mbrëmje e bukur. Ishte një sezon i shkëlqyer përkundër asaj që thonë njerëzit”.

“Tifozët reaguan mirë. Nuk dua të dal patetik, por duhet t’i kthehemi mënyrës si ishim në vitet e tetëdhjeta, kur tifozët vinin në numër kaq të madh në secilën ndeshje. E këtillë ishte atmosfera asokohe”.

“Fituam për ta dhe falë tyre, sepse të luash në këtë atmosferë të jep një tjetër frymëzim”, ka deklaruar De Rossi për Mediaset Premium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat