Dy shqiptarë në përbërjen më të dobët të javës

Futboll

Dy shqiptarë në përbërjen më të dobët të javës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:09
Avdijaj në aksion

Java e 32-të në Kampionatin e Zvicrës nuk ishte aq e pasur për futbollistët shqiptar, madje dy prej tyre përfunduan edhe në përbërjen më të dobët të javës.  Futbollisti i Vaduzit, Albion Avdijaj dhe ai i Luganos, Ezgjan Alioski, janë në përbërjen më të dobët të javës së 32-të, sipas portalit zviceran 'Blick'.

Vaduzi kishte pësuar humbje në konak të St. Gallenit me rezultat 2:0 po ashtu edhe Lugano me 2:0 nga Sioni. Në fakt, Avdijaj me Vaduzin janë në fund të renditjes (i dhjeti) me 26 pikë dhe do ta kenë të vështirë që ta sigurojnë ekzistencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat