Guardiola fjalë të mëdha për Donnarumman

Futboll

Guardiola fjalë të mëdha për Donnarumman

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:53
Gianluigi Donnarumma

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është një portier i klasit botëror.

Mësohet se klubi anglez e dëshiron Donnarumman dhe është i gatshëm të paguajë 34 milionë euro.

Porta e Manchester Cityt këtë sezon ka qenë shumë e dobët pas largimit të Joe Hart drejt Torinos dhe ardhjes së Claudio Bravos.

“Donnarumma është një portier i klasit botëror, definitivisht”.

“Ai është i madh, ka shkathtësi dhe është vetëm 18 vjeç”, ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat