“Tërbohet” Reali, bën transferimin më të madh të verës

Futboll

“Tërbohet” Reali, bën transferimin më të madh të verës

Më: 16 maj 2017 Në ora: 00:03
“Dario Gol” zbulon se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vendosur që pikërisht Alli të zëvendësojë anësorin Gareth Bale.

Real Madridi është duke e përgatitur transferimin më "bombastik" të verës.

Drejtuesit e klubit nga Madridi kanë bërë gati oferën për super-yllin e Tottenhamit, Dele Alli.

“Dario Gol” zbulon se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vendosur që pikërisht Alli të zëvendësojë anësorin Gareth Bale.

Perezit i ka përfunduar durimi me uellsianin, i cili ka pasur shumë probleme me lëndime.

Kujtojmë që marrëdhëniet e Realit me Tottenhamin janë shumë të mira, andaj një operacion tjetër në relacionin Madrid-Londër është në horizont.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat