Shpërthen Laci, fiton 3-0 me një Vllazni të zbehtë

Futboll

Shpërthen Laci, fiton 3-0 me një Vllazni të zbehtë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 08:28
ilustrim

Laci nuk dorëzohet lehtë, merr të tjera pikë vendimtare në garën për mbijetesë. Kurbinasit triufuan 3-0 me Vllazninë dhe ngjiten në kuotën e 36 pikëve, duke mbajtur gjalla shpresat për qëndrimin në superiore. Skuadra e stavri Nicës arriti suksesin më të thellë sezonal përballë një Vllaznie të zbehtë, e cila nga lufta për një vend në kupat e Europës e sheh veten madje të rrezikuar nga rënia, sigurisht nëse kuqeblutë nuk marrin pikë të dy javët e mbetura të sezonit.

Laci u shfaq më kërkues në fushë, duke ushtruar presion në gjysmëfushën e Vllaznisë që në minutat e para. Sergio Junior  në minutën e shtatë e detyroi Selimajn të zgjatej, për ta devijuar topin në fundore, ndërsa 3 minuta më pas devijimi me kokë i brazilianit përfundoi jashtë.

Vetëm pas gjysmë ore loje Vllaznia u zhfaq rrezikshëm në zonën e Lacit, por Pjeshka nuk përfitoi nga topi i mbetur në zonë, pasi i ndërhyn mbrojtja.

Në të 32-ën Vucaj vë në vështirësi Selimajn me një goditje nga jashët zonës, moment që mund të shfrytëzohej nga Mensah i cili rrëzohet në zonë, por gjyqtari Sokoli vazhdon lojën.

Nuk heziton kryesori i kolegjiumit të Tiranës në të 44-rën, pas ndërhyrjes së Gocajt ndaj Gjonit. E drejton me vendosmëri gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ekzekuton saktësisht Vucaj, me një goditje qëndrore pak poshtë traut.

Cfarë gafe e Endri Vrapit në kohën shtesë, Mensah i vjedh topin por bën mrekullinë Selimaj me dorën e majtë.

Vetëm shtatë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Laci shënon golin e sigurisë me Qaqin, që bën më të mirën pas pasimit në qendër të Sergio Junior, me topin që kalon poshtë këmbëve të Selimajt. 2-0.

Por skuadra e Nicës u mjaftua me kaq. Në minutën e 73-të Mensah shpërtheu në qendër duke shmangur Bicajn dhe përballë Selimajt vulosi fitoren 3-0.

Reagimi i Vllaznisë rezultoi i vaktë në pjesën e mbetur të lojës, pasi goditja e Hajdarit në të 75-ën ishte shumë pak për të përmbysur shifrat. Përfundoi 3-0 për Lacin kjo  përballje, rezultat që e bën edhe më të ethshme garën për mbijetesë, ku është përfshirë thuasje gjysma e skuadrave të superiores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat