Ndryshon gjithçka, Interi merr trajnerin që bëri sensacion në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ndryshon gjithçka, Interi merr trajnerin që bëri sensacion në Ligën e Kampionëve

Më: 16 maj 2017 Në ora: 20:36
Leonardo Jardim

Drejtuesit zikaltër kanë filluar negociatat me Monacon për trajnerin e skuadrës, Leonardo Jardim.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, Interi është gati të paguajë klauzolën e Monacos, për lirimin e Jardim.

Trajneri që bëri mrekullinë me skuadrën e Monacos në Ligën e Kampionëve, duke e kualifikuar atë në finale, fiton 5 milionë euro në sezon.

Interi është fokusuar në Jardim, pasi që ardhja e Antonio Contes apo Diego Simeones, duket e pamundur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat