City afër Ligës së Kampionëve, fiton ndaj West Brom

Futboll

City afër Ligës së Kampionëve, fiton ndaj West Brom

Më: 17 maj 2017 Në ora: 02:46
Gabriel Jesus

Manchester City ka shënuar një fitore prej 3:1 ndaj West Brom në javën e parafundit të Premier Ligës.

Golat për “qytetarët” i shënuan Gabriel Jesus (27’), Kevin de Bruyne (29’) dhe Yaya Toure në të 57-tën. Ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Robson-Kanu.

Me këtë fitore, City ka 75 pikë, tre më shumë se Arsenali në pozitën e pestë, andaj kësaj skuadre i duhet vetëm edhe një pikë që ta sigurojë kualifikimin për Ligë të Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat