Njeriu i finaleve

Futboll

Njeriu i finaleve

Më: 17 maj 2017 Në ora: 12:00
Dani Alves

Quajeni “The final one” nëse dëshironi. Juventus-i kundër Lazio-s kërkon trofeun e parë të sezonit, dhe për ta mbyllur me triumf  bardhezinjtë kanë një element më shumë, Dani Alvesin, njeriun e finaleve. Braziliani deri tani në karrierën e tij numëron plot 33 finale, duke luajtur në 29, 26 prej të cilave i ka fituar. Vërtetë një bilanc shumë i mirë sidomos nëse krahasohet me atë të Juventus-it, i cili shpesh pikërisht në finale është rrëzuar, veçanërisht në Champions League. Ja pse bardhezinjtë urojnë që skena e Romës të shërbejë si një provë e përgjithshme përpara objektivit më madhor, Cardiffit, pas katër finalesh të humbura. Juventus-i ëndërron trofeun e Champions-it të cilin Dani Alves e ka ngritur tre herë në qiell, por që në Torino mungon prej 21 vjetësh. Veç të tjerash Dani Alves zbarkoi te Juventus edhe për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat