Monaco refuzon miliona euro

Futboll

Monaco refuzon miliona euro

Më: 17 maj 2017 Në ora: 12:57

Sulmuesi Kylian Mbappé nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, ndërsa Monaco e ka refuzuar tashmë ofertën e parë milionëshe për të: 80 milionë euro.

Sipas RMC, klubi “Monegasque” i tha “jo” ofertës, e cila nuk bëhet e ditur se nga ka ardhur, duke pritur sulmuesin e ri 18-vjeçar të vendosë, të bëjë atë që dëshiron në sezonin e ardhshëm. RMC tha, gjithashtu, se kampionët francezë e dinë që Real Madridi do të ofrojë së shpejti 100 milionë euro për Mbappé, autor i 25 golave në këtë sezon dhe i 9 asisteve në 42 ndeshje të luajtura. Aktualisht, “Los Blancos” janë më shumë favoritë për të nënshkruar me njërin nga shpërthimet e futbollit europian në sezonin që po mbyllet. Chelsea dhe Manchester United janë, po ashtu, dy klube të tjera të interesuara për lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat