Gjermania fton Mustafin për Kupën e Konfederatave

Futboll

Gjermania fton Mustafin për Kupën e Konfederatave

Nga: K.G. Më: 17 maj 2017 Në ora: 17:13
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, anëtar i skuadrës së Arsenalit nga Londra, është ftuar në kombëtaren e Gjermanisë për Kupën e Konfederatave, që do të mbahet në Rusi. Toni Kroos, Thomas Muller dhe Mesut Ozil janë disa nga emrat që janë lënë jashtë për Kupën e Konfederatave. Përzgjedhësi i kombëtares gjermane, Joachim Low, ka bërë të ditur listën e futbollistëve. Gjermania bënë pjesë në grupin B me Kamerunin, Kilin dhe Australinë.

Lista e Gjermanisë: portierë: Bernd Leno (Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (PSG); mbrojtës: Matthias Ginter (Dortmund), Jonas Hector (Köln), Benjamin Henrichs (Leverkusen), Joshua Kimmich (FC Bayern), Niklas Süle (Hoffenheim), Marvin Plattenhardt (Hertha BSC), Shkodran Mustafi (Arsenal), Antonio Rüdiger (AS Roma), mesfushor – sulmues: Julian Brandt (Leverkusen), Emre Can (Liverpool), Kerem Demirbay (Hoffenheim), Diego Demme (Leipzig), Julian Draxler (PSG), Leon Goretzka (Schalke), Sebastian Rudy (Hoffenheim), Leroy Sané (Manchester City), Lars Stindl (M.Gladbach), Sandro Wagner (Hoffenheim), Timo Werner (Leipzig), Amin Younes (Ajax). Kupa e Konfederatave fillon fillon me 17 qershor, kurse finalja luhet me 2 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat