Xhaka e Mustafi janë ndër më të vlerësuarit

Futboll

Xhaka e Mustafi janë ndër më të vlerësuarit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2017 Në ora: 18:27
Xhaka në veprim

Pak shpresa që Arsenali ta prek Champions League. ‘Topçinjtë’ shënuan fitore të vlefshme me rezultat 2:0 kundër Sunderland-it, në ndeshjen e vlefshme të Premier League. Futbollistët shqiptar Shkodran Mustafi e Granit Xhaka ishin ndër me të vlerësuarit.

Sipas ‘Daily Mail’, Xhaka u vlerësua me notë 7, kurse Mustafi me 6.5. Lojtari i ndeshjes ka qenë Sanchez me notën 7.5, i cili realizoi golat në minutën e 72-të e të 81-të. Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e 82-të për Sunderlandin, ku u vlerësua me notë 6. Arsenali mban vendin e pestë me 72 pikë një javë pa përfunduar edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat