Mendojnë ta braktisin finalen e Champions League

Futboll

Mendojnë ta braktisin finalen e Champions League

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:04
Tifozët

Tifozët e Real Madridit duket se po mendojnë ta braktisin finalen e Champions League që do të zhvillohet me 3 qershor në Cardiff kundër Juventusit. Ky është rezultati që ka dalë nga një sondazh i të përditshmes “AS”, që ka zbuluar se vetëm 12 mijë tifozë të “Los Blancos” kanë kërkuar biletë për ndeshjen e “Millennium Stadium”.

Kjo duket se ka ndodhur për shkak të çmimeve të larta. Në fakt, për ata që do të shkojnë për të parë ndeshjen parashikohen shpenzime marramendëse, veçanërisht për sa i takon fjetjes. Çmimet kanë arritur shifra të jashtëzakonshme, me një tendë që kushton 2 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat