Reali shkatërron Celta Vigon, merr kreun e tabelës

Futboll

Reali shkatërron Celta Vigon, merr kreun e tabelës

Më: 17 maj 2017 Në ora: 22:54
Real Madrid

Real Madrid del në vendin e parë në La Liga.

Madrilienët e kanë shkatërruar Celta Vigon, në ndeshjen e mbetur të kampionatit spanjoll.

“Los Blancos” fituan me rezultat të thellë, 4:1, ku Cristiano Ronaldo shënoi dy gola.

Nga një gol realizuan edhe Karim Benzema dhe Toni Kroos, ndërsa për vendësit shënoi John Guidetti.

Reali ka tani tri pikë më shumë se Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat