Fenerbahçe eliminohet nga Kupa e Turqisë pas ekzekutimit të 26 penaltive

Futboll

Fenerbahçe eliminohet nga Kupa e Turqisë pas ekzekutimit të 26 penaltive

Më: 17 maj 2017 Në ora: 23:47
Fenerbahçe

Për t’u mësuar finalisti i dytë i Kupës së Turqisë, është dashur të ekzekutohen 26 penalti, ku dështuan lojtarët e Fenerbahçes.

Istanbul Basaksehir është finalisti i radhës i Kupës së Turqisë, pas Konyaspor, që eliminoi Kasimpasan.

Ndeshja në “Sukru Saracoglu Stadi” përfundoi 2:2 pas kohës së rregullt dhe 120 minutave shtesë dhe 4:4 në përgjithësi, pasi edhe ndeshja e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat.

Kështu që për t’u mësuar finalisti i dytë, u deshën të ekzekutoheshin 26 penalti, nga 13 për secilin skuadër.

Më të dobët u treguan vendasit, Fenerbaçe, që quan topin në rrjetë nëntë herë nga 13 tentime, derisa ta të Basaksehir 10 herë.

Në finale tani Basaksehir do të përballet me Konyaspor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat