Bonucci: Na zgjoi humbja nga Roma

Futboll

Bonucci: Na zgjoi humbja nga Roma

Më: 18 maj 2017 Në ora: 06:10
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka thënë se humbja nga Roma e ka zgjuar Juventusin për të rigjetur formën për ta mposhtur Lazion në finale të Kupës së Italisë.

Dani Alves dhe vet qendërmbrojtësi italian ishin golashënues në fitoren prej 2-0 të Zonjës së Vjetër që e fitoi për të tretin vit radhazi trofeun e Coppa Italia, ndërsa e ngritën rekordin e përgjithshëm në 12 trofe.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne bëmë qasjen e duhur dhe rigjetëm cilësitë tona. Humbja e të dielës na shërbeu për të mirë, na zgjoi dhe tash duhet të fokusohemi te Crotone”, është shprehur Bonucci për Rai Sport.

“Lazio ka shumë cilësi në sulm, prandaj ishte e natyrshme që në një ndeshje të vetme do t’u jepnim shanse, por fatmirësisht super-Neto na shpëtoi. E dinim se ky ishte Juventusi i vërtetë…”.

“Kupa e Italisë u dha mundësi të luanin atyre që nuk kanë luajtur shumë dhe e falënderoj trajnerin dhe klubin që na ka dhënë kaq cilësi dhe këmbëngulje këtë sezon”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat