Xavi favorizon Buffonin

Futboll

Xavi favorizon Buffonin

Më: 18 maj 2017 Në ora: 16:55
Buffon

Topi i Artë duhet të shkojë për Buffon. Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shprehur opinionin e tij në lidhje me finalen e  Champions League, Juventus-Real Madrid. 37-vjecari parashikon një përballje interesante, ku shanset janë 50 me 50, por sipas tij bardhezinjtë janë favoritë, pasi ata kanë një skuadër kompakte dhe poriteri i Zonjës së Vjetër e meriton një trofe të tillë në karrierën e tij dhe më pas të pasohet më një tjetër sic është ai i Topit të Artë.

“Juventusi është një skuadër e madhe, këtë gjë e treguan duke eleminuar Barcelonën. Mbrojtja është një plus më shumë për ta. Shanset për fitimin e Champions League janë 50 me 50. Personalisht shpresoj të triumfojë Juventusi, për shkak të Buffon i cili e meriton plotësisht një trofe të tillë e më pas të regjistrojë një tjetër sukses, atë të Topit të Artë.”

Më pas Xavi u ndal edhe tek gara në La Liga. Ai e sheh si të pamundër dështimin e Realit të Madridit në xhiron e fundit të kampionatit, nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte një mrekulli për Barcelonën, por shanset janë pothuajse zero.

“Në javën e fundit në kampionat Reali do të ndeshet më Malagën, një kundërshtarë i vështirë, por shanset janë të pakta që Reali të gabojë. Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë sezonine ardhshëm për ta fituar La Ligën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat