Maldini: Totti në MLS te Miami? Ndoshta

Futboll

Maldini: Totti në MLS te Miami? Ndoshta

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:00
Paolo Maldini

Paolo Maldini ka theksuar se të gjithë e bëjnë atë që dëshirojnë kur u pyet nëse kapiteni i Romës, Francesco Totti mund të bashkohet me të në skuadrën Miami FC.

Giallorossët njoftuan më herët se ky do të ishte sezoni i fundit i Er Pupone si një lojtar i Romës.

Por, ikona e klubit verdhekuq, 40-vjeçari Totti ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të luajë dhe është folur shumë për një kalim të tij në kampionatin amerikan, MLS, ku po lidhet me skuadrën e Maldinit, Miami FC.

“Për mua ishte një gabim në komunikim”, tha Maldini jashtë një ngjarje të FIGC.

“Shumë herë, ideja e futbollit duhet të përputhet me ato të klubit”.

“A mund të vijë ai në Miami? Gjithkush bën atë që dëshiron…”, përfundoi legjenda Rossonere. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat