Kjo është skuadra e Andi Lilës për sezonin e ri

Futboll

Kjo është skuadra e Andi Lilës për sezonin e ri

Më: 18 maj 2017 Në ora: 21:23
Andi Lila

Kaloi një sezon shumë të vështirë, por mediat greke bëjnë me dije se Andi Lilës i është ofruar një mundësi për të rinovuar edhe dy vite me PAS Janinën.

Edhe pse pati probleme për festimin me shqiponjë, apo së fundmi edhe pas videoskandalit me priftërinjtë, Andi Lila duket se ka sheshuar gjithçka dhe se mund të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës greke.

Duke qenë se i ka përfunduar kontrata e tij me PAS Janinën, shqiptarit i është ofruar mundësia për të rinovuar edhe dy vite.

Presidenti Kristovasilis ka marrëdhënie të mira me futbollistin dhe shqiptari pritet të jetë një nga më të pagurit në skuadrën greke. Para disa ditësh, Lila deklaroi se pret një mundësi transferimi në Azerbajxhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat