Rezultat befasues në gjysmëfinalen e futsallit të Kosovës

Futboll

Rezultat befasues në gjysmëfinalen e futsallit të Kosovës

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:53
Futsall

Prishtina e ka fituar gjysmëfinalen e dytë ndaj Feniksit, në "play-off"-in e elitës së futsallit të Kosovës.

Prishtinasit ishin më të mirë se drenicasit dhe fituan me rezultat të ngushtë, 4:3.

Tani rezultati i serisë gjysmëfinale është i barabartë 1:1 dhe finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë.

Skuadra që e fiton këtë përballje, ballafaqohet me ekipin gjakovar Liburni, që eliminoi Besën duke e mposhtur në të dyja ndeshjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat