A e konfirmoi Theo kalimin në Real me këtë veprim?

Futboll

A e konfirmoi Theo kalimin në Real me këtë veprim?

Më: 19 maj 2017 Në ora: 02:22
Theo Hernandez

Theo Hernandez do ta vesh fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Në Spanjë tashmë e quajnë punë të kryer, Theo Hernandez do ta luajë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle, Theo tashmë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Los Blancos, kartoni i të cilit do t’i kushtojë 30 milionë euro.

Në një farë mënyre, këtë e ka konfirmuar edhe vet francezi. Veprimi që ka bërë gjatë ditës së sotme Theo, ka rritur edhe më shumë gjasat se transferimi tashmë ka përfunduar dhe se vetëm pritet zyrtarizimi në fund të sezonit.

Kur u pyet nga gazetarët nëse ndeshja me Barcelonën tani do të jetë më e veçantë për të, ai u përgjigj me disa fjalë, derisa edhe buzëqeshi.

Gazetari: '”Nga tani e tutje, ndeshjet ndaj Barcelonës do të jenë më speciale?'”

Theo Hernandez: '”Epo, edhe mundet...” (qeshet)

Kujtojmë se Barcelona do të përballet me Alaves në finale të Kupës së Spanjës në fund të këtij muaji, skuadër me të cilën Theo do të luajë ndeshjen e fundit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat