Arsenali me dokumentar për Shkodran Mustafin

Futboll

Arsenali me dokumentar për Shkodran Mustafin

Më: 19 maj 2017 Në ora: 06:13
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për Arsenalin, që tani kanë bërë edhe dokumentar për shqiptarin.

Në një dokumentar të shkurtër për Arsenal TV, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka treguar vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar gjatë karrierës për të arritur sot në këto nivele, i cili është ndër më të mirit në pozitën e tij.

Në fillim të dokumentarit, Mustafi flet për gjyshin, babain dhe prejardhjen, i cili më pas tregon vështirësitë që ka kaluar si fëmijë.

“Gjyshi erdhi në Gjermani për punë nga Shqipëria. Babai im gjithashtu ka lindur atje, por si katër vjeçar shkoi në Gjermani ku edhe është rritur”, tha fillimisht Mustafi.

“Nuk është lehtë kur vjen nga një vend tjetër, sidomos për gjyshin e babain. Jam i lumtur që jam rritur me mundësitë që gjyshi dhe babai im kurrë si kanë pasur”, shtoi ai.

“Kam ëndërruar gjithmonë që një ditë luaj në Premierligë”, u shpreh Mustafi në këtë dokumentar të shkurtër.

Mustafi tregon për kohën e vështirë që ka kaluar te Evertoni, që pavarësisht se është lavdëruar nga trajneri, ai nuk ka luajtur edhe shumë, që e ka shtyrë arë të largohet drejt Serisë A në vitin 2012.

“Ishte e vështirë për mua. Po luaja mirë, por nuk kisha minuta. Trajneri kishte vetëm fjalë të mirë, por nuk luaja shumë, ishte koha të largohesha drejt të Italisë”, u shpreh më tej ai.

“Ishte e vështirë në një shtet tjetër, njerëz tjerë, kulturë tjetër, gjuhë tjetër, futboll krejtësisht tjetër, por duhej të rrezikoja dhe të shfrytëzoja këtë mundësi që Sampdoria më dha”, theksoi më tej Mustafi në këtë dokumentar.

Nga Sampdoria, ai kaloi te Valencia në vitin 2014, ku për dy vite, arriti t’i tregojë botës se është lojtar me të ardhme të ndritur, duke shtyrë Arsene Wengerin që ta transferojë në “Emirates”.

Sot, Mustafi është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm te Arsenali, pavarësisht se ende nuk ka një vit që është transferuar në Angli, ku ka bërë 34 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

Ai është shumë i dashur edhe nga tifozët dhe shpreson që të qëndrojë sa më gjatë në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat