Rrugë e vështirë drejt Europës

Futboll

Rrugë e vështirë drejt Europës

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:21
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Nuk është edhe aq vështirë të fitosh titullin apo të fitosh Kupën e Republikës në futbollin e Kosovës, kur dihen rrethanat lehtësuese nga vetë federata që si “mekanizëm përdorë gjyqtarët”, por shumë shpesh vendos edhe në tavolinë. Këtë kampionat KF Trepça ‘89 fitoi titullin me merite të plote në fushën e gjelbër, por a do të ndodhë kështu edhe më Kupën e Republikës, mbetet të shihet. Sidoqoftë, kampioni tash me dihet dhe duhet pritur edhe fituesin e Kupës, por shtrohet pyetja se sa jem të përgatitur drejt garave Europiane? Dhe a do të garojnë në këto gara ekipet që fituan në fushën e gjelbër?

Është çështja e licencimit të klubeve, ku ka ankesa se është bërë shkelje e rregullave madje, madje edhe falsifikim i dokumentacionit, e kjo mban pezull klubet gjer në vendimin final të UEFA-s. Nëse UEFA konstaton se ka pasur parregullsi, atëherë federata dhe klubet e përfshira do të pësojnë shumë keq, sepse dënimet mund të jenë drastike, në këtë rast federata do të pësojë më së shumti që ka lejuar këto parregullsi (nëse vërtetohen nga komisionet gjegjëse brenda UEFA-s), por edhe klubet nuk do të shpëtojnë lehtë. Nëse UEFA zbulon parregullsitë dhe shkeljet në licencimin e klubeve, përveç dënimeve ky do të jetë skandali i radhës i kësaj garniture udhëheqëse e FFK-së, por më i madhi dhe më i turpshmi tash kur jem pjese e instancave më të larta të futbollit.

I gjithë opinioni futbolldashës, me padurim kemi prit pjesëmarrjen e klubeve tona në garat Europiane, por jo në këtë mënyrë, pra jo nëpërmes falsifikimeve (gjithnjë nëse këto vërtetohen dhe dëshmohen të gjitha nga UEFA), por në mënyrë të drejtë dhe meritore. FFK si organi më i lartë i futbollit në Kosovë, ka përgjegjësinë e organizimit dhe vajtjes së kampionatit, të rregullsisë dhe licencimit të klubeve, por për fat të keq kjo garniturë udhëheqëse nuk tregoi gatishmëri t’i përmbushë këto kritere ashtu siç kërkojnë rregullat, rregulloret dhe statuti çka u dëshmua në videoskandalet para pak kohe, incidentet nëpër stadiume të ndryshme dhe së fundmi skandali i licencimit të klubeve (nëse vërtetohet) dhe këto degradime janë dëshmi të fuqishme se kjo garniturë udhëheqëse e FFK-së, komplet duhet të japin dorëheqje dhe të dalin para drejtësisë, në të kundërtën, rruga kah Europa për futbollin e Kosovës, do të jetë gjithnjë e më e vështirë.

Autori është ish-futbollist i KF Drita nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat